Kryeministri Rama ka ironizuar sërish kreun e PD-së, Basha.
Gjatë fjalës së tij në mbyllje të fushatës në Lezhë, kreu i qeverisë tha se premtimet e Bashës në fushatë janë njësoj si ato të Rrapush Xhaferrit.
Ndërsa ish-kryeministrin Berisha dhe presidentin Meta, i quajti shkesët e Bashës.
“Ç’keni ju, unë jam këtu, më çoi Zoti. Ju s’keni pse lodheni të shkoni në punë. Ju rrini nëpër kafe, bëni jetën tuaj. Mjafton që mua të më jepni 1 unë i jap 2, më jepni 5 mijë lek sot unë pas një javë ju jap 10 mijë lek. Kështu që shqiptarët shkuan pas berihait. Dëgjuan edhe Saliun që i nxiste. U qërrua një popull i tyrë dhe Shqipëria u gjend në këtë marrëzi. Dhe pastaj sa vite u deshën për tu kthyer në normalitet dhe për të ribërë ekonominë tonë. Si mund t’i besohet sot një ”Rrapushi të ri’, një Rrapush i veshur si dhëndër, ndërkohë që shkesi nuk duket. Shkesët janë Saliu dhe Iliri.”, tha Rama.