Një shpërthim me eksploziv ka tronditur mbrëmjen e sotme Mamurrasin.
Sipas policisë rreth orës 21:45 në oborrin e banesës së personit me inicialet Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.