Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon videon, qytetarja filmon punonjësit e administratës duke bërë fushatë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video të xhiruar nga një qytetare, e cila filmon punonjëse të administratës publike të cilat bëjnë fushatë për Partinë Socialiste.

 “E vecantë! Mos e humbisni!

Demokratja e guximshme u merr fytyrën humbëseve shkelëse të ligjit! I lumtë! Përgëzime! Fitore!”– shkruan Berisha.

Në video shihen disa gra duke shpërndarë fletushka të PS-së.

“Administrata e bashkisë, duke bërë fushatë. Ja…“– përsërit disa herë zonja që filmon në zonën e Kombinatit në Tiranë.

E punonjëset e bashkisë nuk e mohojnë këtë, me njërën prej tyre që bërtet me të madhe: “Deri në vdekje”.

Ndërkohë një tjetër thotë se thjesht po informojnë qytetarët mbi mënyrën e votimit. Mes gruas që filmon dhe atyre që shpërndajnë fletushkat, nis një debat se kush do t’i fitojë zgjedhjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *