Vendosni fjalën kyçe....

Berisha publikon videon, si socialistët e Kinostudios lanë takimin e tyre për të parë autokolonat e PD-së


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e të enjtes një video nga një takim elektoral i PS-së në Njësinë Nr.4 në Tiranë.

Në videon e publikuar nga Berisha, shihen disa qytetarë të cilët dukshëm po marrin pjesë në një takim elektoral të PS-së mirëpo vëmendjen ua kanë marrë autokolonat me flamujt blu të nisura për mitingun e kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

“Rilindasit braktisin manifestimin e tyre dhe i bashkohen uraganit BLU sot në Kinostudio. Përgëzime!”- shkruan Berisha.

Një zë dëgjohet në këtë video, ku një nga organizatoret e vendit u bën thirrje të pranishmëve që të ulen nëpër vendet e tyre dhe të fillojnë me eventin, që sipas saj ishte vonuar prej gjysmë ore.

“Ju lutem, a ka mundësi ta kem vëmendjen 5 minuta? Që ta fillojmë edhe ne eventin këtu se nga ana tjetër po bëjnë festë tjetër. Uluni të gjithë nëpër vende! Duhet të kishim filluar para gjysmë ore. Jemi gjysmë ore me vonesë. Kemi vetëm gjysmë ore kohë teleivizve, që do të thotë që gjithë këtë event nuk do të na e shohë asnjë televizor. A ka mundësi…”– thotë vajza me mikrofon e cila kërkon vëmendjen e mbështetësve të PS-së që kishin shkruar për takimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *