Vendosni fjalën kyçe....

“Covid-19 shkakton disa herë më shumë mpiksje gjaku krahasuar me vaksinat” – Hulumtimi nga Universiteti i Oksford


Studiuesit në Universitetin e Oksfordit thonë se Covid-19 çon në një rrezik të mpiksjes së rrallë të gjakut që është disa herë më i lartë se ai i vaksinave të taishme, mes shqetësimeve se vaksinat mund të jenë fajtore për gjendjen potencialisht vdekjeprurëse.

Raporti i lëshuar të enjten thotë se rreziku i gjendjes së rrallë të njohur si trombozë venoze cerebrale (CVT) pas infeksionit Covid-19 është ‘rreth 100 herë më i madh se normalja’ dhe ‘disa herë më i lartë’ sesa është pas vaksinimit ose pas gripit.

Studiuesit shikuan të dhënat shëndetësore të 500,000 pacientëve Covid-19 për të vlerësuar incidencën absolute të CVT në dy javë pas diagnozës, gripit ose vaksinimit kundër koronavirusit Covid-19.

Ata zbuluan se mpiksja ka rreth tetë herë më shumë gjasa të ndodhë pas prekjes nga Covid-19 sesa pas imunizimit me vaksinën AstraZeneca-Oxford. Krahasuar me vaksinat e bëra nga Pfizer ose Moderna, rreziku i një CVT nga Covid-19 është rreth 10 herë më i madh.

Studiuesit, megjithatë, bëjnë thirrje për një interpretim të kujdesshëm të krahasimeve pasi të dhënat ende nuk janë përfundimtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *