Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i pakicës maqedonase poston videon, Zaev thirrje të votohet Edi Rama në zgjedhjet e 25 prillit


Deputeti i pakicës maqedonase në Shqipëri, Vasil Sterjovski kandidat në listat e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit ka publikuar videon ku kryeministri Zoran Zaev bën thirrje të votohet për Rilindjen.

Zaev deklaron se kandidati Sterjovski ka përfaqësuar gjithmonë interesat e maqedonasve në parlamentin shqiptar dhe se ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj rolit të tij si deputet.

“Vasili ka qenë deputet në kuvendin e Shqipërisë në dy vitet e fundit dhe është përfaqësues i vërtetë i interesave të maqedonasve që jetojnë në Shqipëri,”- shtoi ai.

Ndër të tjera ai nuk ka harruar të përmendë se maqedonasit në Shqipëri janë mënyra më e mirë për të lidhur bashkëpunimin mes dy shteteve.

Maqedonasit në Shqipëri dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë ura e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe unitetit. Dita kur Vasil Sterjovski u bë deputet në parlamentin shqiptar ishte historike. 25 prilli është gjithashtu një ditë e rëndësishme, dita kur ju do të votoni si maqedonas në Republikën e Shqipërisë që Vasili të vazhdojë misionin e tij për të përfaqësuar maqedonasit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë”- tha Zaev.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *