Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u paraqit për herë të parë vetë këtë paradite në Gjykatën e Posaçme, në seancën e radhës që u zhvillua ndaj tij.
Në fund të kësaj seance, Llalla foli shumë shkurt për gazetarët duke thënë se: “Do ta ndjek çështjen deri në fund, do të jem prezent për të ndjekur vetë seancat”.
Llalla ka kërkuar personalisht revokimin e gjykimit të shkurtuar, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata. Kjo do të thotë që procesi ndaj Llallës do të jetë më i thjeshtë, por do të zgjasë më shumë në kohë.
GJKKO ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00.