Personi i mbytur në lumin Shkumbin është një 27-vjeçar me banim në Tiranë.
Trupi i pajetë u gjen në Lumin Shkumbin në fshatin në Jagobin.
Burime zyrtare bënë me dije se personi që u gjet i mbytur është 27-vjeçari E.T me origjine nga Elbasani, banues në Tiranë.
Dyshohet se 27-vjeçari mund të jetë mbytur të paktën dy dite me pare në rrethana të paqarta edhe për policinë. Kjo e fundit po heton rreth ngjarjes në fjalë.