Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi thirrje qytetarëve: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje, denonconi çdo formë presioni apo intimidimi


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përshëndetur qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo u kërkon shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të denoncojnë në të gjithë institucionet çdo formë presioni e intimidimi.

“Duartrokas Qëndrimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Pjesë nga deklarata e tyre: ‘VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!’

Ftoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e 25 Prillit dhe të denocojnë në të gjitha institucionet çdo formë presioni apo intimidimi për votën e tyre.”– shkruan zonja Kryemadhi, ndërsa shpërndan qëndrimin e KMSH-së.

Kujtojmë se ditën e djeshme KMSH deklaroi se vota është e shtrenjtë e nuk duhet të shihet e blihet, si dhe u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë mos intimidohen. Por të shprehin qëndrimin e tyre ndaj alternativës që dëshirojnë, me vullnet të lirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *