Partia Libra e themeluar në 2017 nga Ben Blushi, në këto zgjedhje nuk do jetë në garën për zgjedhjet parlamentare.
Por strukturat e saj në Vlorë para zgjedhjeve të 25 prillit i janë bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Këtë e ka bërë me dije drejtuesi i listës në këtë qark, Luan Rama.
“Libra e Vlorës bashkohet me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Libra e mirëpritur në Lëvizjen Socialiste për Integrim, në forcën moderne të të rinjve, në fuqinë e madhe të ndryshimit dhe të fitores. Ku tjetër më mirë se në Vlorë merr vlerë bashkimi, e bashkimi i Librës me LSI-në, frymëzohet nga kauza patriotike e shpëtimit të Shqipërisë nga e keqja më e madhe që e ka emrin Rilindje”-shkruan Luan Rama.