Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu me mjekët e Infektivit: Bonusin special e keni deri ditën e fundit të pandemisë


Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar sot një takim me mjekët dhe infermierët e Shërbimit Infektiv në QSUT.

Manastirliu e konsideroi të kontrolluar situatën epidemilogjike në vend, por megjithatë kërkon që të mos ulet vigjilenca.

Mes të tjerash, ajo u tha mjekëve që mbështetja e personelit me bonusin special do të vijojë.

“Për të gjithë ekipin e mjekëve dhe infermierëve do të vijojë mbështetja, ashtu sikurse ka qenë deri tani me bonusin special, do të vijojë deri në ditën e fundit të kësaj lufte me armikun e padukshëm. Janë më shumë se 4 mijë punonjës të shëndetësisë, mjekë, infermierë, epidemiologë, laborantë, të cilët kanë përfituar bonusin special të vendosur nga qeveria shqiptare.”- theksoi ministrja Manastirliu.

Mes të tjerash, ndërsa fliste për fushatën e vaksinimit tha se grupet më të riskuara dhe popullata mbi 60 vjeç, do të vaksinohen brenda muajit maj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *