Vendosni fjalën kyçe....

Mbështeti protestat pro demokracisë, dënohet me 14 muaj burg manjati i medieve në Hong Kong, Jimmy Lai


Manjati i mediave pro-demokracisë në Hong Kong, Jimmy Lai është dënuar me 14 muaj burg pasi u shpall fajtor për mbledhje të paautorizuara.

Lai ishte një nga disa aktivistët që dolën para gjykatës këtë të premte, dhe u shpallën për akuza në lidhje me demonstratat e mëdha pro-demokracisë që u zhvilluan përgjatë vitit 2019.

73-vjeçar i cili ka themeluar “Apple Daily” është një kritik i ashpër i Pekinit.

Vendimi vjen ndërsa kontinenti po godet gjithnjë e më shumë të drejtat dhe liritë e Hong Kongut.

Siç shkruan BBC, disa aktivistë të tjerë u dënuan për pjesëmarrjen në dy demonstrata, më 18 gusht dhe 31 gusht 2019. Këtu përfshihen Martin Lee, 82 vjeç dhe avokatja Margaret Ng, 73 vjeç.

Në fillim të kësaj jave, gazeta “Apple Daily” publikoi një letër të shkruar në burg nga Lai, ku thuhej: “Është përgjegjësia jonë si gazetarë të kërkojmë drejtësi. Për sa kohë që nuk jemi të verbër nga tundimet e padrejta, mos lejoni që e keqja të marrë rrugën e vet përmes nesh, ne jemi duke përmbushur përgjegjësinë tonë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *