Vendosni fjalën kyçe....

Najada Çomo e Luljeta Bozo: T’i japim Ramës votën që Shqipëria të buzëqeshë


Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me gra dhe vajza të Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, ku krahas tij janë edhe dy kandidatet për deputete Najada Çomo dhe Luljeta Bozo.

Gjatë fjalës së saj, zonja Çomo iu bëri thirrje grave dhe vajzave shqiptare të votojnë për kryeministrin Edi Rama: “Ne të gjithë gratë shquhemi nga mençuria dhe durim për të bërë gjëra të mira. Në emër të gjithë stafeve mjekësore jap suportin dhe mbështetjen time maksimale. T’i japim kryeministrit Rama votën për qeverinë e re, për të bërë Shqipërinë të buzëqeshi”.

Kandidatja tjetër, Luljeta Bozo e cila gjithashtu u kërkoi grave të pranishme të votonin numrin 12, vlerësoi atë që sipas saj ka bërë Partia Socialiste për gratë dhe vajzat.

Ajo tha se PS-ja mundësoi një përfaqësim më të lartë të grave në Kuvend si dhe në qeveri.

“Ne motra dhe shoqe jemi gjysma e shoqërisë. PS-ja është e vetmja forcë që beson në forcën tone, jo me fjalë por me vepra. Bëri të mundur që në Parlamentin tonë të ketë një kuotë përfaqësimi nga gra dhe vajza. Në qeverisje ka kaq shumë gra ministre. Ka ndërmarrë gjithë ato politika lehtësuese për gra dhe vajza që duan të futen në tregun e punës. Është kjo forcë që beson fort në misionin veçantë që ka gruaja. Ka kontribuar që të shtohet numri i lindjeve që të mos plaket kombi. Ju ftoj që të dalim të gjitha në votime dhe të votojnë për PS”.– tha Bozo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *