Vendosni fjalën kyçe....

“Politikanët japonezë ta pinë e të gatuajnë me ujin radioaktiv të Fukushimës para se ta hedhin në oqean” – Propozimi i Kinës


Ministria e Jashtme kineze u ka bërë thirrje politikanëve në Tokio që t’i përdorin ujërat radioaktive të Fukushimës për të pirë, gatuar, larë rroba ose ujitje në mënyrë që të provojnë se janë mjaft të sigurta për t’u shkarkuar në oqean.

Duke folur të enjten, zëdhënësi i ministrisë Zhao Lijian përforcoi kundërshtimin e Pekinit ndaj vendimit të Tokios për të hedhur më shumë se një milion ton ujëra të ndotura bërthamorë ‘të trajtuar’ në oqean.

“Pretendimet e Japonisë se siguria e ujërave të ndotura bërthamore mbështetet vetëm në të dhëna të marra në mënyrë të njëanshme. Kompania Elektrike e Tokios, e cila është përgjegjëse për funksionimin e termocentralit Fukushima, ka ndërhyrë me të dhëna dhe ka fshehur lajmet.” – pretendoi zëdhënësi duke këmbëngulur që të thirren agjencitë ndërkombëtare para se ujërat të përfundojnë në det.

Zhao tha se politikanët japonezë duhet të provoninë sigurinë e ujit radioaktiv para ta hedhin atë në det.

“Kërkojuni atyre të përdorin ujërat e ndotura bërthamore për të pirë, gatuar, larë rroba ose ujitje dhe kërkojuni atyre të sigurojnë që prodhimet e detit të mos ndoten nga ujërat e ndotura bërthamore.”

Zëdhënësi shtoi se, siç theksohet nga një institut gjerman i shkencës detare, bregu i Fukushimës ka një nga rrymat më të forta oqeanike në botë.

“Brenda 57 ditëve nga data e shkarkimit, substancat radioaktive do të përhapen në pjesën më të madhe të Oqeanit Paqësor dhe do të përhapen në ujërat globale për 10 vjet.” deklaroi Zhao.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *