Vendosni fjalën kyçe....

Presidenca i përgjigjet Ramës: Mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun


Një reagim vjen nga Presidenca, pas komenteve të kryeministrit Edi Rama për presidentin Ilir Meta, nga një takim elektoral në vendlindjen e këtij të fundit, Skrapari.

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi shkruan se Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit, ndërsa shton se fatkeqësia e Ramës është se mund të blejë çdo gjë përveç dashurisë për Atdheun.

“Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë. Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun.”- shkruan Blushi.

Kryeministri Rama foli gjatë në Skrapar për marrëdhënien mes tij dhe presidentit Meta, duke thënë se i është falenderues këtij të fundit që e njohu me kanionet dhe e ka futur në shtëpinë e skraparlinjve, por theksoi se gjërat mes Metës dhe PS-së kanë mbërritur në pikën ku nuk ka më kthim pas.

 Ai tha se Meta s’ka asnjë lidhje me Skraparin dhe se ai i ka thënë një ditë në Lalëz se nëse e gjithë flota amerikane do i drejtojë gjylet drejt shtëpisë së tij, Reforma në Drejtësi nuk do të bëhet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *