Vendosni fjalën kyçe....

Rama u përgjigjet artikujve të mediave: “Unë botoks?! Ka një arsye pse fytyra ime shkëlqen më shumë por nuk është botoksi”


Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot takimin e radhës elektoral me gratë dhe vajzat e Tiranës, takim ku u ka dhënë një përgjigje artikujve se ai ka kryer ndërhyrje me botoks në fytyrë për të hequr rrudhat në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Rama i ka hedhur poshtë zërat për botoks, duke thënë se fytyra e tij shkëlqen më shumë për shkak se ai është më i qeshur pas arritjes së vaksinimit masiv të qytetarëve.

“Përshëndetje të gjithave. Lajmi i fundit është që unë kam bërë botoks.

Është lajm në mediat që i bëjnë gjithë kohës botoks sondazhëve të Lulit, fushatës së Lulit, partisë së Lulit dhe nuk lënë laps pa përdorur për t’i shtuar çdo ditë rrudha imazhit të Shqipërisë për t’ja zhgarravitur çdo ditë fytyrën këtij vendi, për tja zhgarravitur faqen lëtij vendi dhe për t’ja ekspozuar çdo ditë karikaturën e shpirtit të tyre njerëzve të këtij vendi.

Unë botoks?! Unë botoks?!E pse kam bërë botoks?! Sepse u jam dukur papritur i qeshur dhe lëkura ime parpritur është dukur si lëkura e Fevziut, me shkëlqim. Ka një arsye në fakt pse unë jam pak më i qeshur seç isha. Ka një arsye në fakt pse unë nuk jam aq i ngrysur saç isha, ka një arsye pse lodhja dhe stresi shihen më pak në fytyrën time. Kjo arsye nuk është botoksi.

Kjo arsye është Dielli që ka filluar të shkëlqejnë përsëri mbi Shqipërinë, Dielli që shkëlqen në sytë e mijërav gjyshërve që marrin vaksinën dhe marrin frymë thellë e vrapojnë të takojnë nipërit e mbesat, dhe kanë rifilluar të gatuajnë për djemtë e tyre nuset e tyre, pa pasur frikë t’u hapin derën. Si nuk e bëka efektin shumë më të mirë se sa botoksi e gjithë kjo?! E bën që çke me atë punë.”- deklaroi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *