Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Kukësit, ku një 19-vjeccar ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë, i riu me inicialet A.D është goditur me një mjet prerës dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim një 21-vjeccar me inicialet F.C.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.
Ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale ‘Vrasja me dashje’ mbetur në tentativë.”- njofton policia.