Gjykata e Kurbinit ka vendosur sot masën “detyrim paraqitje” për efektivin e policisë David Medani, i cili plagosi tre persona dy ditë më parë në Mamurras. Dy prej të cilëve ishin kolegët e tij.
Kjo masë lehtësuese për Madanin është dhënë duke marrë parasysh faktin që ai veproi në kushtet e vetëmbrojtjes.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ku u konfliktuan polici David Medani dhe me tre vëllezërit Fufi.
Gjatë konfliktit, polici Medani plagosi aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë, Nikoll Fufin.
Dy efektivët e policisë Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj morën plagë në këmbë, ndërsa ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjithçka kishte ndodhur pasi tre policët kishin shkruar për kontroll në lokalin e njërit prej personave të fisit Fufi.
Por kanë hasur në kundërshtimin e Nikoll Vorfit (Fufi), i cili u shoqërua më pas në polici për sqarimin e situatës dhe më pas është lënë i lirë. Por ngjarja nuk është lënë me kaq, pasi Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin kanë pritur që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u kanë dalë përpara për t’i rrahur me mjete të forta.
Kështu Medani ka nxjerrë armën e shërbimit në kushtet e vetëmbrojtjes dhe ka qëlluar në mënyrë të pakontrolluar, duke plagosur gabimisht dhe dy kolegët.