Agjencia e Shëndetit Publik të Suedisë ka njoftuar këtë të premte se do të fillojë të lehtësojë masat e bllokimit për individët që kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covidit, duke u dhënë liri individëve kryesisht të moshuar.
Lehtësimi i kufizimeve, do t’u japë njerëzve leje të takohen me të tjerët jashtë brenda dhe jashtë, si dhe të fillojnë sërish aktivitetet komunale dhe të rihapen dyqanet për njerëzit që kanë marrë një dozë të vaksinës më shumë se tre javë më parë.
Duke folur para gazetarëve, kreu i Agjencisë së Shëndetit Publik të vendit e vlerësoi masën duke deklaruar se “tani nuk ka problem që një gjyshe e vaksinuar të përqafojë nipërit e mbesat e saj”, edhe pse qeveria pranon se ky është vetëm një “lehtësim i vogël”.
Ndërsa programi i vaksinimit të vendit ka administruar doza për rreth një të pestën e banorëve, ata që vaksinohen janë pothuajse ekskluzivisht të moshuar ose jetojnë në shtëpi kujdesi.
Pavarësisht progresit, shefi i Agjencisë së Shëndetit Publik shpejtoi të sqaronte se qeveria nuk do të falë mbajtjen e tubimeve të mëdha, pasi nuk ka ende “mjaftueshëm njerëz të vaksinuar”.