Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër kallëzim në SPAK ndaj Veliajt për “krime elektorale”, Gent Strazimiri: Bashkë me Gjonajn, përgjegjës për asfaltin e hedhur natën


Vijojnë kallëzimet në SPAK kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt për krime elektorale.  Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën, Gent Strazimiri bashkë me banorët e “Njësisë 7” kanë denoncuar në SPAK Veliajn dhe ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për hedhjen e asfaltit elektoral në këtë zonë të kryeqytetit.

“Kanë hedhur 50m asfalt natën, kanë mbyllur kanalizimet dhe punët i drejtonin drejtuesit e PS në zonë. Këto akte bëhen pak ditë para zgjedhjeve, si përpjekje për të blerë votën.”– tha një prej banorëve.

Strazimiri tha se veprimet kriminale të Veliajt dhe Gjonajt duke çuar dëm paratë e taksapaguesve, në përpjekje për të gënjyer banorët në ditët e fundit të qeverisjes së PS, do të kallzohen penalisht në SPAK.

 “Gjëja e vetme e mirë është se si socialistët, si demokratët po e përbuzin një shembull të tillë ndarje. Socialistë dhe demokratë duhet të marrin njësoj shërbime nga qeveria. Ne do të bëjmë kallëzimin penal për autorët e kësaj maskarade, drejtuesit e PS, kandidatët e PS, Erion Veliaj dhe Etilda Gjonaj në bashkëpunim. Me votën tonë të përbashkët në 25 prill do të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë, do të fshijmë çdo ndarje që kjo bandë në pushtet u ka berë socialistëve dhe demokratëve që jetojnë në të njëjtin hall”– tha kandidati i PD-së, Gent Strazimiri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *