Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka dhënë këtë të enjte lajmin se do të dhurojë vaksina kundër Covid-19 për plot 800 mijë njerëz përmes skemës së ndarjes së vaksinave të COVAX-it. Programi i ngritur nga OBSH-ja për të mbrojtur punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit e tjerë në vendet me të ardhura më të ulëta.
Siç shkruan Reuters, Adern bëhet kështu udhëheqësja e parë që premton doza të vaksinës për veprimtarinë e mbajtur nga Aleanca e Vaksinave Gavi, megjithëse vendet evropiane duke përfshirë Danimarkën, Hollandën, Norvegjinë dhe Suedinë premtuan po ashtu fonde të reja.