Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen 4 persona


Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë nga i cili kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Mjeti me drejtuese shtetasen me iniciale M.C ka humbur kontrollin dhe ka dalë.

Drejtuesja e mjetit së bashku tre personat e tjerë që ndodheshin në makinë janë dërguar në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur  “Kryqëzimi i Gjadrit ” , mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *