Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Delvina: Përgjigja ime për ftesën e Ramës është jo, koha e tij ka mbaruar


Kreu i PD-së ka përsëritur sot se nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim me kryeministrin Rama. Gjatë ndalesës në qytetin e Delvinës ai theksoi se qeveria Rama e ka lënë Shqiërinë në vendnumëro në 8 vitet e qeverisjes së tij duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë për numrin 9, që është i PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.

“Edi Rama tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes tonë. Përgjigjja ime nga Delvina, njësoj si nga Saranda është jo! Nuk ka për të ndodhur, koha e Edi Ramës ka mbaruar! Sot nga Saranda në Tropojë, në 9 ndalesa, 9 njësoj si 9 shifra jonë, numri ynë. 9 e ndryshimit me 25 prill. Kudo ku kam qenë këto javë e këto ditë prek entuziazmin dhe dëshirën e njerëzve për ndryshim, sepse dita po vjen, ora po vjen, për ta rihapur së bashku rrugën si gjithë Europa, rrugën e Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian. Bashkë për ndryshim, bashkë për t’i kthyer shqiptarëve shpresën, bashkë për ti dhënë rinis prespektivën, bashkë për ndryshim. Të votojmë numrin 9 dhe të hapim rrugën e mirëqenies, të ekonomisë dhe të rrogave e pensioneve të larta për çdo shqiptar.” – tha Basha.

Kryedemokrati shtoi se kryeministri Rama e la në baltë vendin duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos ia hapin më derën.

“Por 8 vite me radhë  Edi Rama e la atë projekt në baltë siç i la në baltë fermerët Delvinjotë, siç i la në baltë fermerët shqiptarë, siç e la në baltë rininë shqiptare, siç i la në baltë pensionistët shqiptarë. Dhe tani ka guximin të vijë t’iu kërkojë edhe 4 vite të tjera, edhe 4 vite të tjera pas 8 vitesh që i la qytetet tona në errësirë, e la vendin tonë në errësirë, i la banorët, qytetarët e këtij vendi në varfëri dhe mjerim. Mos ia hapni derën dështimit për herë të tretë. Nuk ka kërcënim më të madh për familjet shqiptare, nuk ka kërcënim më të madh për Shqipërinë sesa edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite që e lanë Shqipërinë në vendnumëro. Ai e kupton, e ka mësuar tashmë se më 25 Prill shumica dërmuese e shqiptarëve do të votojnë për ndryshimi, do të votojnë për numrin 9, do të votojnë për Aleancën e Ndryshimit.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *