Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të takimeve elektorale është ndalur ditën e sotme në Shijak nga ku ka bërë thirrje që të mbështet Partia Demokratike.
Basha tha se me fondet e rindërtimit është bërë një nga abuzimet më të mëdha në kurriz të familjeve të dëmtuara nga tërmeti.
Kandidati për kryeministër nga opozita e bashkuar tha përpara mbështetësve në Shijak se pas 25 prillit të gjithë që fshihen nëpër skuta të qyteteve i pret burgu.
“Bashkë për ndryshim. Jemi këtu në Shijakun e demokracisë. Faleminderit të gjithëve që jeni energjia për shpresën, bashkimin dhe ndryshimin më datë 25 prill. Kanë qenë tetë vite rrenash, abuzimesh, arrogance dhe tallje me ju. Në ditën më të vështirë, braktisi qytetarët.
Është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit, në kurriz të familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Pas 25 prillit, ata që fshihen nëpër skuta të qyteteve, i pret drejtësia, i pret burgu. Shijakasit dhe durrsakët do i japin Ramës ujë në bisht të lugës. Edhe katër vjet të tjera do ishin rrënim total i Shijakut, Durrësit e Shqipërisë. Votoni numrin 9, për ndryshim”- deklaroi Basha.