Aktivistja Adriana Kalaja ka postuar në rrjetet e saj sociale videon e cila tregon se si mjetet e Bashkisë Tiranë dhe zyrat e saj përdoren për fushatën e Partisë Socialiste.
Në videon e postuar nga Kalaja shihen persona të cilët futin në zyrat e Dekorit të Bashkisë Tiranë, në zonën pedonale të Tiranës posterat e fushatës së Partisë Socialiste.
“Fushatë nga Kryeministër dhe ministra që marrin rrogën pa shkuar në zyrë. Fushatë nga Kryetari Bashkisë, me zyrat dhe punonjësit e Bashkisë. Dekor Tirana që paguhet nga taksat tona, në shěrbim të rilindjes. Fushatë me taksat tona”-shkruan Kalaja.