Vendosni fjalën kyçe....

Humb betejën me kancerin, ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare aktorja britanike Helen McCrory


Ndahet nga jeta në moshën 52-vjeçare pas një beteje me kancerin aktorja britanike Helen McCrory, e njohur për rolet e saj të grave të hekurta në skenë dhe në ekranin e madh.

Lajmi u konfirmua të premten nga bashkëshorti i saj Damian Lewis.

“Me zemër të thyer ju njoftoj se pas një beteje heroike me kancerin, gruaja e bukur dhe e fuqishme që është Helen McCrory ka vdekur e qetë në shtëpi, e rrethuar nga dashuria e miqve dhe e familjes”- tha ai në një postim në Twitter.

Ai shtoi: “Zot sa e duam dhe e dimë sa me fat jemi që e kemi pasur në jetën tonë. Ajo shkëlqente aq shumë. Shko tani Vogëlushe, në ajër dhe faleminderit. ”

McCrory dhe Lewis janë martuar së bashku në vitin 2007 dhe kanë dy fëmijë. Vetëm muajin e kaluar çifti u shfaq bashkë në një program televiziv për të diskutuar për një projekt të ri bamirësie.

McCrory njihet për rolet e saj si Narcissa Malfoy në filmat e Harry Potter, si matriarkja e një familje kriminale Plly Shelby në “Peaky Blinders” dhe si gruaja e ish-kryeministrit Tony Blair, Cherie.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *