Vendosni fjalën kyçe....

Irani njofton se ka identifikuar personin që fshihet pas sulmit në objektin bërthamor të Natanz


Televizioni shtetëror iranian ka njoftuar se autoritetet e kanë identifikuar personin që qëndron pas sulmit në uzinën e pasurimit të uraniumit në Natanz.

Të dielën, vendi i përpunimit të uraniumit në Natanz u godit nga një sulm, që u quajt nga Teherani si akt ‘terrorizmi bërthamor’.

Vetëm disa ditë pas incidentit, Irani njoftoi se arritur pasurimin e uraniumit në 60 përqind, në përputhje me planet e tij të paralajmëruara.

TV shtetëror identifikoi të dyshuarin si Reza Karimi, për të cilin ata thonë se vendosi një pajisje shpërthyese brenda objektit. Shpërthimi pasues dëmtoi pjesërisht rrjetin elektrik të centrifugave të uzinës, shtoi raporti.

Sipas transmetuesit, autori i krimit u largua nga vendi para shpërthimit.

Pamjet e transmetuara në kanalin televiziv treguan një fotografi të fajtorit të pretenduar dhe një kërkesë drejtuar Interpolit për të. Emri i burrit, megjithatë, nuk mund të gjendet në bazën e të dhënave të njoftimeve të kuqe në faqen zyrtare të Interpolit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *