Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: LSI-ja i ka një borxh Fierit, në 25 prill sjellim ndryshimin


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhej pasditen e sotme në Fier nga ku tha se forca që ajo drejton i ka një borxh këtij qyteti.

Borxhi i LSI-së ndaj Fierit është sepse e la të shkatërrohej dhe se ikja e të rinjve nga ky qytet është e shumtë.

Unë e them gjithmonë që LSI-ja i ka borxh Fierit. I ka borxh, sepse sot kemi një shkatërrim të Fierit. Sepse ne kemi me qindra dhe mijëra djem dhe vajza fierakë që janë larguar nga Fieri, për të mos u kthyer më. Sepse nuk kanë mundësi për të punuar, nuk kanë mundësi për të pasur një punë të mirëpaguar, nuk kanë mundësi për t’u arsimuar, edhe pse nxënësit e Fierit kanë qenë në universitetet shqiptare dhe në botë, nxënësit më të shkëlqyer. Të rinjtë e Fierit janë larguar sepse nuk shikonin dhe nuk shikojnë të ardhme. Por jam e bindur, që me Kejdin, Klajdin, Renaton, Besin, Maringlenin, djemtë dhe vajzat që janë këtu, ne do të sjellim ndryshimin”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *