Vendosni fjalën kyçe....

Meta paralajmëron prova për çështjen e patronazhistëve: E tmerrshme si po monitorohen qytetarët


Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ka deklaruar se do publikojë prova serioze të një sistemi që ai e krahason me të njëjtë si të “Gestapos” lidhur me çështjen e “patronazhistëve”.

Meta tha se është e tmerrshme survejimi i qytetarëve.

“Nuk janë patronazhist, por fuksat që ka njohur populli shqiptar për 50 vite në të kaluarën. Memet për këtë çështje janë të papërgjegjshme dhe shumë shpejt do të keni prova tepër serioze dhe pse ky është sistemi i Gestapos dhe pse sulmon ata që kanë mendim ndryshe, apo janë mbështetës të opozitës dhe se si monitorohen ata në rrjetet sociale. Është e tmerrshme të shohësh se si patronazhisti monitoron qytetarin në vijim”-deklaroi Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *