Fidel Ylli është zgjedhur kreu i i ri i Komitetit Olimpik Shqiptar. Në zgjedhjet e zhvilluara nuk morën pjesë Federata Shqiprare e Futollit si dhe disa federata të tjera.
Ai do e drejtojë KOKSH-in për katër vitet e ardhshme. Në votim përveç Yllit morën pjesë edhe Martin Biba e Vojo Malo. Ylli mori 40 vota, Biba mori 4 të tilla kurse Malo 12.
Procesi i zgjedhjes së kreut të KOKSH-it solli jo pak zhurmë. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e cilësoi procesin si të paligjshëm dhe nën ndikim të fortë politik.
Akuza të ngjashme erdhën edhe nga njëri prej kandidatëve në Garë, Biba si dhe nga Partia Demokratike që e ka cilësuar procesin të paligjshëm dhe të kapur nga qeveria.