PD-ja ka nënshkruar një marrëveshje me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Ajo u firmos nga nënkryetari i selisë blu, Paloka dhe kreu i BSPSH-së, Gëzim Kalaja.
Sipas palëve, marrëveshja e nënshkruar do i hapë rrugë zgjidhjes së një sërë problemesh me të cilat përballen punonjësit.
Marrëveshja u nënshkrua në Durrës sipas kreut të sindikatës, shqetësimt e tyre do ia paraqisin qeverisë së ardhshme për zgjidhje. Gëzim Kalaja, President i BSPSH-së u shpreh në fjalën e tij se kjo marrëveshje do të vihet në jetë pasi PD-ja të vijë në pushtet.
Pikat kryesore të kësaj aktmarrëveshje janë rritje e pagës në Shqipëri deri në 300 euro, riorganizimi dhe vendosja e Ministrisë së Punës e cila u hoq nga qeveria Rama, rishikimi i statusi të minatorit, heqja e akcizës së naftës, ngritja e pensioneve, ngritja e pagave të punonjësve të arsimit, etj.