Vendosni fjalën kyçe....

Rama falënderon patronazhistët: PS-ja rrjet i mirëorganizuar mendjesh, e vetmja që e çon vendin në majë


Kryeministri Rama i falënderoi sot patronazhistët e PS-së për punën e tyre.

Gjatë fjalës në një takim me të rinjtë në Durrës, kreu i qeverisë tha se PS-ja është një familje e madhe ku shumë persona punojnë në mënyrë vullnetare për të komunikuar me njerëzit e për të mundësuar fitoren e saj.

“Sot ata që nuk e dinë se çfarë pune, çfarë angazhimi të padukshëm ka brenda PS, kanë zbuluar fjalën patronazhist, dhe e sjellin vërdallë e vërdallë, duke e deformuar kuptimin e saj. Për faktin se ata nuk e dinë se PS, është një familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë. Punojnë vullnetarisht, pas pune, pas shkolle, punojnë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi. Për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Sepse beteja e përditshme e PS është beteja për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve. Pastaj çuditen, sepse shkojnë dhe zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen të dikujt që mendon dhe që beson e kujton se i takon fitorja dhe se është i fituar.” – tha Rama.

Ai shtoi më tej se forca politike që drejton është e vetmja që mund ta çoi vendin në majë duke theksuar se PS nuk është vetëm ai, ministrat e deputetët por një rrjet i mirëorganizuar.

“Bindja e shumicës së shqiptarëve është se PS është e vetmja forcë që çon në majë vendin, edhe për faktin se PS nuk është Edi Rama, apo disa ministra apo disa deputetë. PS është një rrjet i organizuar mendjesh dhe zemrash që janë në të gjithë Shqipërinë. Rezultati për PS, për të cilin sot e shihni dhe hapin sytë kur unë ua them në ballafaqimet meditike është rezultati i angazhimit të secilit prej jush, nga veriu në jug, nga linda në perëndim. Për këtë unë ju jam, të gjithë mirënjohës, të gjithë patronazhistëve, aktivistëve të PS.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *