Dhjetë diplomatë amerikanë do të duhet të largohen nga Rusia në përgjigje të dëbimit të diplomatëve rusë nga ana e Uashingtonit, ka thënë ministri i Jashtëm Sergey Lavrov, duke shtuar se Moska po shikon mundësi të tjera sanksionesh nëse vazhdojnë hapat jo miqësorë nga ana e palës amerikane.
Lavrov njoftoi lajmin në një konferencë shtypi të premten, duke shtuar se Moska do të ndalojë fondet amerikane dhe ato të OJQ-ve nga ku vend që të ndërhyjnë në punët e brendshme të Rusisë.
Lavrov shtoi se, me teksa SHBA-ja ka 450 persona që punojnë si staf diplomatik në Rusi ndërsa kjo e fundit vetëm 300 të tillë në SHBA, do i kërkohet Uashingtonit që të shkurtojë numrin për t’u barazuar me stafin rus.
Lavrov gjithashtu tha se Rusia kishte mundësinë për të shkaktuar ‘masa të dhimbshme’ ndaj bizneseve amerikane, por nuk do të merrte masa këto kohë.
Një ditë para njoftimit të Lavrov, presidenti amerikan Biden nënshkroi një dekret që sanksionon më shumë se 30 individë dhe organizata ruse për gjoja ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe për përfshirje të supozuar në çështjen e spiunazhit kibernetik SolarWinds të vitit të kaluar. Rusia i mohon me forcë të dy akuzat.
Biden urdhëroi gjithashtu që dhjetë diplomatë rusë të largoheshin nga SHBA-ja dhe ndaloi kompanitë amerikane të blinin drejtpërdrejt aksione në borxhin kombëtar të Rusisë.