Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pasi një tren doli nga shinat në veri të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro të dielën.
Sipas një deklarate nga Autoriteti Kombëtar i Hekurudhave, treni i pasagjerëve Kajro-Mansura doli nga shinat në qytetin e Qalyubia.
Ai nuk pohoi ndonjë viktimë, por një burim zyrtar në kushte anonimiteti tha se bëhej fjalë për 8 viktima të paktën 100 të lënduar. Në vendin e ngjarjes dhjetëra ambulanca e ekipe të emergjencave.
Muajin e kaluar, dy trena u përplasën në Sohag të Egjiptit, duke vrarë 18 vetë dhe duke plagosur shumë të tjerë.