Vendosni fjalën kyçe....

Basha e Kryemadhi njëzëri: Ne jemi bashkë dhe jemi një me Shqipërinë, rindërtimi në kohë rekord në 3 faza të përshpejtuara


Kreu i Partisë Demokratike dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë qenë mbrëmjen e sotme në lagjen Kombinat të Tiranës për të biseduar me banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjatë bashkëbisedimit, Basha u premtoi banorëve rindërtimin në kohë rekord të banesave, që sipas tij kanë ngecur peng e korrupsionit të qeverisë Rama. Ai tha se plani i rindërtimit do kalojë në tre faza të përshpejtuara.

“Jemi këtu për të parë shkatërrimin që po lë pas Edi Rama pas 8 vitesh dështime dhe me dështimin e fundit, atë të rindërtimit që kanë lënë familjet tuaja pa strehë dhe jemi këtu për të thënë se etja për ndryshim, domosdoshmëria për ndryshim tani ndihet kudo. Pjesë e ndryshimit në programin tonë, është dhe rindërtimi me shpejtësi. Përfundimin në kohën më të shkurtër të mundshme i këtij procesi jetik. Kjo erë ndryshimi këtu në Kombinat. Për ne rindërtimi do të kalojë në 3 faza. Vlerësimi i çdo ankese me transparencë, vlerësim real i dëmit, kompensim dhe rindërtim pa asnjë pengesë dhe duke eleminuar të gjitha proçedurat burokratike dhe korruptive të këtyre kohëve, të cilat i mbajtën dy dimëra mijëra familje në çadra.” – tha ndër të tjera Basha.

Kryetarja e LSI-së nga ana e saj tha se opozita e bashkuar nuk ndahet për asnjë ëast dy vitet e fundit duke akuzuar kryeministrin Rama për grabitjen e pronës së shqiptarëve.

Kryemadhi theksoi se më 25 prill të gjithë duhet t’u drejtohen kutive të votimit masivisht për të votuar ndryshimin e së ardhmes.

“Jo pa qëllim, jemi sot këtu në këtë orë të vonë në Kombinat sepse këtu ku Edi Rama kërkoj të grabisi pronat tuaja, ku Edi Rama kërkon të grabisi shtëpitë tuaja. Jemi të dy bashkë edhe pse kemi 2 vjet që nuk ndahemi asnjë moment, erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve, këtu fillon shtëpia juaj, sepse fronti opozitarë, që nuk është më front opozitarë po është fronti shqiptarë, mendon për shqiptarët, mendon për shtëpitë tuaja, mendon për familjet tuaja dhe ne jemi në shtëpitë tuaja, sepse ai po rindërton vetëm xhepat e vetë 3 dimensionalë dhe nuk po rindërton asnjë shtëpi të hallexhiut. Prandaj me 25 prill, sot ne jemi bashkë këtu edhe unë edhe zoti Basha, për tju thënë të gjithë shqiptarëve, që ne jemi një dhe jemi një me Shqipërinë.” – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *