Vendosni fjalën kyçe....

Basha për herë të parë në një intervistë bashkë me gruan: Si u njoha me Aurelën


Kryetari i PD-së Lulzim Basha për herë të parë, po jep një intervistë televizive krah bashkëshortes së tij Aurelës.

Në programin “Gjysma Ime” të Ardit Gjebresë, të dy folën për njohjen e tyre.

Basha tha se janë njohur në gjimnazin”Sami Frashëri” në Bllok. Ata në vitin e parë nuk kishin qenë në të njëjtën klasë, por më pas ishin bashkuar pasi ishte shkrirë klasa e zotit Basha.

E pyetur nga Gjebrea se si ishte Basha si nxënës, ajo thotë: “Më i miri i klasës”.

Ndërsa kryedemokrati tha se gruaja e tij ishte një vajzë që binte në sy: “Ishte një vajzë që binte në sy dhe binte në sy edhe kur nuk ishte në një klasë me mua. Dhe kishte një mënyrë të komunikuari ndryshe, një model ndryshe flokësh. Jo ky që ka sot (qeshin të dy). Të dy kemi një pasion për letërsinë, por ajo që ndoshta nuk dihet, për shkak se raportin me publikun e kam dominuar unë për shkak të angazhimit në politikë, Aurela ndryshe nga unë që kam sapo hedhur në botim një libër, që nuk është një libër, që nuk është letërsi e mirëfilltë por një letër e hapur, por Aurela bën letërsi të mirëfillë, madje është shqiptarja e parë që ka marrë çmim në konkursin ndërkombëtar të poezisë në Tetovë. Dua ta saktësoj.”

Ata kanë treguar se për pesë vite me radhë kanë qëndruar si shokë të ngushtë, përpara se të krijonin një lidhje.

“Po besoj se 5-6 vjet diçka e tillë. Mbase nga viti i dytë i universiteti që ishim të dashur.”– tregoi zonja Basha.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *