Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa me peshkatarët në Sarandë: I papranueshëm trajtimi juaj me taksa të larta dhe burokraci


Kandidatja e PD-së për Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka zhvilluar sot një takim me peshkatarët në Sarandë.

Ajo u njoh me problematikat e mëdha të peshkatarëve, duke nisur nga mungesa e kalatave ku të ankorohen, tek shkalla për të bërë remontin e anijeve. Ata u shprehën se janë të mbytur me taksa dhe nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti.

Zonja Zhupa u shpreh se kjo situatë në të cilën ndodhen ata është e papranueshme dhe se me PD-në qeverinë do ta kenë në mbështetje.

 “Është e papranushme që nuk keni kalata.  Vetëm një shtet që nuk e ka mendjen për qytetaret mund ta lërë në këtë gjendje. Duhet vetëm vullnet politik për ta kryer, një vullnet që ne nuk na mungon dhe që do të jetë nga detyrat e para që do të bëjmë.

Është i papranueshëm trajtimi me taksa të larta dhe burokracitë. Ju jeni të detyruar që për certifikimin tuaj të shkoni në Durrës, kur ky duhet të ishte një shërbim që ju duhet ta kishit në Sarandë dhe me PD-në në qeveri do ta keni”– tha Zhupa.

Kandidatja për deputete vuri në dukje angazhimet kryesore të P-së për të rritur mirëqenien dhe për të ndihmuar ekonominë e familjeve: subvencione, ulje e taksave dhe ajo që lidhet direkt me peshkatarët, vënia e Porto Palermos në dispozicion të peshkatarëve: “Porto Palermo do të jetë në shërbimin tuaj. Nuk ka kuptim që ju të ankoroheni në gur, ndërkohë që porti është aty”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *