Vendosni fjalën kyçe....

Indrit Hoxha: Spiunët “patronazhistë” mendojnë që vetëm 22.1% e qytetarëve janë të sigurt për PS-në

Shumë zhurmë ka bërë kohët e fundit marrja e të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës nga PS-ja dhe kërkimi për të ashtuquajturit patronazhistë.

Indrit Hoxha i cili është njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së iu ka referuar kësaj databeze, duke thënë se patronazhistët e PS-së kanë zbuluar se vetëm 22.1% e qytetarëve janë votues të sigurt të PS-së.

“Spiunet ‘patronazhistë’ mendojnë që 22.1% e qytetarëve të Tiranës janë të sigurt për PS-në, ndërsa 71.3% nuk votojnë PS, dhe 6.6% janë të pavendosur duke mos patur informacion.”- shkruan Hoxha në një postim. 

Ai ka qenë më parë edhe Sekretar i Burimeve Njerëzore në Forumin Rinor të PD-së. 

Pas publikimit të databazës nga portal Lapsi.al një javë më parë, shumë qytetarë kanë nisur të kërkojnë të zbulojnë se cili është patronazhisti i tyre. Pra personi që i monitoronte dhe raportonte për bindjet e tyre politike, bashkë me të shëna si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve.

Por kryeministri Edi Rama u ka dalë sot në mbrojtje patronazhistëve, duke thënë se patronazhimi është vetëm klasa e parë e karrierës në politikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *