Vendosni fjalën kyçe....

“Krenarë që kontribuam me 2.2 miliardë euro për popullin shqiptar”- Soreca pas mbërritjes së mbi 40 mijë vaksinave


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar pas mbërritjes së mbi 40 mijë vaksinave kundër koronavirusit, mbrëmjen e kaluar.

Soreca shkruan se BE-ja ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro dhe se kjo është dërgesa e dytë e vaksinave që Shqipëria merr nga ‘COVAX’ për të luftuar COVID-19. Ai shprehet se BE-ja e mbështet Shqipërinë për të mposhtur këtë pandemi së bashku.

“Të lumtur që Shqipëria ka marrë dozën e saj të dytë të vaksinave përmes COVAX-it , ku u dorëzuan 40,800 vaksina për të luftuar COVID-19. BE-ja  është krenare që kontribuon me 2.2 miliardë € në COVAX. Bashkimit Evropian është këtu për të mbështetur Shqipërinë dhe për të mposhtur së bashku këtë pandemi!”- shkruan Soreca në Twitter.

Ditën e djeshme mbërriti në vend sasia e radhës e dozave të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit “COVAX”.  Ndërkohë në ditët në vijim pritet një tjetër sasi prej 250,000 vaksinash. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *