Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi në Berat: Gjithmonë kemi pasur 3 mandate në këtë qark, këtë radhë do marrim të 4-in


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Beratit.

Gjatë këtij takimi elektoral, zonja Kryemadhi tha se LSI-ja ka pasur gjithmonë tre mandate deputetësh në Berat, por këtë here ajo shprehet se do të synojë të katërtin.

Sipas kryetares së LSI-së, ndryshimi kalon përmes numrit 6 në fletën e votimit.

 “Berati është histori, nuk është vetëm histori e trashëgimisë kulturore që ne krenohemi me kalanë, dritaret. Por Berati është një histori historike, e qëndresës dhe e luftës. E tha Arditi pak më parë që i është bashkuar LSI në moshën 17-vjeçare. Veçoria e LSI ishte që në themelimin e saj kishte zgjuarsinë e njerëzve që duan të bëjnë shtetit, por edhe entuziazmin e gjakut të ri. Të dashur miq, ekipi i Beratit, ka jo vetëm fuqinë, por edhe vizionin për ta drejtuar Qarkun e Beratit aty ku ka nevojë. Largimi i të rinjve nga Berati s’do vetëm fjalë, do guxim e vëmendje. Ky ekip që është i qartë në planin e tij, për të rikthyer vlerat në Berat, ta bëjë atë qendër të ekonomisë.

Nuk mund të them gjë tjetër, për Esmeraldën, që është një grua e jashtëzakonshme, e cila lufton çdo ditë, për të mbajtur biznesin dhe dhënë mundësi qindra grave që kontribuojnë. Me Esmeraldën e cila përfaqëson të gjithë industrinë fason që po luftojnë për të mbajtur punëtorët e tyre. Më 25 prill do i krijojmë hapësirë sipërmarrësve. Ajo për të cilin kemi nevojë, është solidariteti, ndjenja e forcës që lidhemi fort. Dua të theksoj se kam kaq gjëra të bukura nga Skrapari dhe Berati që të japin emocione pafund, sepse mbështetja që ju i keni dhënë LSI është e madhe. Unë dua të flas për ekonominë, arsimin, shëndetësinë, punësimin, të rinjtë e të rejat.

Dua të flas për jetën tuaj të përditshme. Por në fakt hallet dhe problemet nuk mbarojnë asnjëherë. Fuqia dhe besimi tek njëri-tjetri na japin kurajon për të ecur përpara. Unë dua të them dy fjalë edhe për Lefter Maliqin, i cili tha tre mandate në Berat. LSI i ka pasur gjithmonë tre mandate, por rrugëtimet tona kanë qenë me pengesa. Lefter jam i bindur që t’i tre mandatet e LSI do e thyesh duke marrë të 4-in, sepse besoj tek dëshira që kanë sot të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndryshim, sepse më e rëndësishme është lufta që ne bëjmë për familjet, të rinjtë dhe të rejat.

Si mund të them për doktor Blenard Nonaj, që është jo vetëm një mjek i mrekullueshëm, por mbi të gjitha është një nga personat që të rinjtë e LRI, ai ka qenë njeriu që kanë ndarë emocionet e tyre më të forta, kur kanë sjellë fëmijët në jetë.

Doktor Benard Nonaj nuk është vetëm, por është dhe trashëgimtar i doktor Rrekes, që nuk ndaloi pa punuar për LSI. Edhe deri në momentin e fundit të jetës, punoi për t’i shërbyer shëndetin e popullit të Skraparit.”– tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *