Kryetarja Lëvizjës Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka puvlikuar sot një video në rrjetet sociale me pamje nga mitingu i djeshëm në qytetin e Fierit.
Zonja Kryemadhi vë theksin te atmosfera e ktijuar që sipas saj, ishte e jashtëzakonshme. Ajo shprehet se Fieri do të votojë LSI-në për punësim të mirëpaguar dhe më shumë mundësi.
“Skuqet Fieri nga atmosfera e jashtëzakonshme për fitoren e LSI. Fieri do votojë LSI për punësim të mirëpaguar dhe më shumë mundësi. #VOTO6
#VOTOLSI”- shkruan zonja Kryemadhi.
Në këtë takim dje, Kryemadhi tha se LSI-ja i ka një borxh Fierit dhe ky borxh është sepse e la të shkatërrohej dhe se ikja e të rinjve nga ky qytet është e shumtë dhe se e ka për detyrë të sjellë ndryshimin.