Vendosni fjalën kyçe....

“Kush ka ambicie e fillon nga patronazhimi” – Rama i drejtohet Metës: T’u marrësh të keqen, ata ju njohin kush jeni


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Tiranë, me ata që i quan patronazhistë të PS-së.

Duke iu përgjigjur akuzave për përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve për fushatë, Rama tha se patronazhimi është vetëm klasa e parë për të ngjitur shkallët në politikë.

“Patronazhisti është ai që angazhohet që aty ku jeton, aty ku banon, aty ku i kërkohet të trokasë në një numër të caktuar dyersh, të kontaktojë me një numër të caktuar familjesh, të komunikojë me një kategori moshore të caktuar dhe të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka nga ata që kontaktohen, janë majtas apo djathtas, janë të vendosur, janë të lëkundur, janë të papërcaktuar e kështu me radhë.

Kështu që le të thonë çfarë të duan ata, se ata këtë punë kanë, por nga ana tjetër patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike, ku kush ka ambicien, dëshirën, vullnetin, këmbënguljen për të shkuar në klasa më të larta, e fillon nga partonazhimi.

Nga ana tjetër, dikush tjetër si shumë të tjerë që mund të jetë 60 vjeç, vazhdon të jetë patronazhist si aktivist i familjes së vet politike.

Kështu që mesazhi im që merret me patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta, ku është kamera: Patronazhistëve ju merrni të keqen. Edhe mos e harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni, as mos ta çoni nëpër mend se patronazhistëve tanë ua fshihni mendimet tuaja, ne u njohim kush jeni dhe po vijmë pas jush dhe në 25 Prilli edhe ju do të habiteni sa mirë ju njohim ne juve, dhe do ta kuptoni se pse neve ju mundim dhe do t’ju mundim, sepse PS nuk është Edi Rama, Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë.”- deklaroi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *