Një takim elektoral i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Kavajë u shndërrua në akte të mirëfillta dhune ndaj grupit të xhirimit të Ora News dhe gazetarit Ronaldo Sharka.
Në një intervistë në studion e Ora News, gazetari Ronaldo Sharka ka treguar të gjithë ngjarjen.
“Unë isha me mikrofon, me bexh, me logo, lehtësisht i identifikueshëm dhe i drejtohem zotit Veliajt, siç i tregohemi zakonisht, për pyetje të opinionit publik, por situata ishte shumë e rëndë dhe aty kuptova që diçka nuk shkonte. Nuk ishin truprojat e Veliajt, truprojat e bashkisë që e mbrojnë atë nga mediat. Kjo është bërë normale tashmë për mua dhe kolegë të tjerë. Por ishin njerëz që unë nuk i kisha parë kurrë. Nuk kishin bexh, nuk ishin policë, nuk ishin security“, tha Sharka.
Në fund, Sharka ka edhe një apel për organet ligjzbatuese.
“Pasi Veliaj mbaroi aktivitetin e tij, e prita. Bodyguardët e tij stepen dhe janë sërish këta njerëz që unë uroj policia të marrë masa, t’i identifikojë. Njerëzit që më dhunojnë mua, operatorin dhe shoferin e Ora News. Unë nuk e di kush i ka organizuar këta të rinj“, apeloi gazetari Sharka.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Ora News