Vendosni fjalën kyçe....

Meta i përgjigjet Ramës: Të dashur patronazhistë, regjimi i fuksave ka mbaruar


Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit se “patronazhistët e dinë është që Presidenti do dalë nga kjo fushatë i rruar dhe i qethur”.

Kështu në një postim në Facebook, Meta i përgjigjet Ramës duke e quajtur atë “kryefuks”. Ai thekson në mesazhin e tij, se regjimi i fuksave ka mbaruar.

“Të dashur ‘patronazhistë’,

Mos e dëgjoni Kryefuksin se regjimi i fuksave ka mbaruar!
Kryefuksi e di më mirë se kushdo tjetër.
Nga djali i atij, që firmosi varjen e poetit Havzi Nela dhe për të cilin u shpreh krenar, që ishte në anën e duhur të historisë, shqiptarët nuk mund të presin asnjë reflektim dhe garanci për respektimin e shtetit ligjor dhe të drejtave të tyre kushtetuese.
Të gjithë me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!
Referendumi për rivendosjen e Demokracisë do triumfojë shumë bindshëm!”– shkruan presidenti.

Gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë ku fokusi u vu tek patronazhistët, Rama tha se këta të fundit dinë atë që nuk e di Presidenti Meta, që pas fushatës “do të dalë i rruar dhe i qethur”. Ai i tha atij që do “u marrë të keqen patronazhistëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *