Vendosni fjalën kyçe....

Meta reagon pas deklaratave të Vuçiç: Ndryshimin do e votojnë mbi 2/3-at e qytetarëve, Rama dihet kukull e kujt është


Sipas presidentit Meta më shumë se 2/3-at e votuesve do zgjedhin ndryshimin në zgjedhjet e 25 prillit në vend.

Në një reagim të zëdhënësit të tij, Blushi, thuhet se shifra e lartpërmendur rezulton sipas sondazheve të besueshme.

Më tej në reagim thuhet se është e ditur se kukull e kujt është kryeministri Rama që më 25 prill do marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë.

Reagimi i presidentit Meta vjen pas deklaratave të presidentit serb Vuçiç. Ky i fundit tha sot për median serbe se pas kreut të PD-së Basha qëndron ish-kryeministri Berisha i cili kërkon realizimin e Shqipërisë së Madhe.

“Më 25 prill 2021, Ndryshimi fiton mbi dy të tretat sipas të gjitha sondazheve të besueshme, që ka Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta. Se kukull e kujt është Rama kjo dihet, ndaj më 25 prill ai do të marrë gjykimin e popullit të Shqipërisë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë do të jenë konstruktive dhe mbi baza respekti të ndërsjellë pas 25 prillit 2021. Përmes Referendumit të 25 prillit dhe Triumfit të Ndryshimit, shqiptarët heqin bllokuesin e çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Anëtarësimi në BE është i vetmi projekt, që kemi.” – shkruan Blushi në reagimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *