Vendosni fjalën kyçe....

“O ba u mërzita, ti nuk rri me mua. Më goditi në zemër”- Basha tregon si ua ka shpjeguar vajzave pse nuk kalon shumë kohë me to


Gjatë një interviste të rrallë, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela knëa treguar se si ia kanë shpjeguar fëmijëve të tyre faktin që babai detyrohet të mungojë aq shumë në ditën e tyre për shkak të punës.

Zonja Aurela tha:”E kemi biseduar edhe me gocat se Dafina tanimë është 14-vjeç e gjysmë. Ato janë mësuar. I kemi thënë që babi ka detyre, është në shërbim publik dhe është në detyrë dhe për festa nuk është. Dhe si babi ka edhe shumë profesione ku babai ose dhe nëna janë gjithë kohën të ikur: mjekët që bëjnë roje, oficerët, ushtarakët. Që janë në misione që shkojnë në vende të tjerera. Ka shumë profesione ku prindërit detyrohen të rrinë larg.”

Ndërsa kryedemokrati vazhdoi duke treguar edhe një histori me vajzën e tij të parë Dafinën, kur ajo ishte vetëm 4 apo 5 vjeçe.

“Ia ka shpjeguar Aurela. Kurse unë mbaj mend këtë episod kur Dafina ishte 4 apo 5-vjeç. Po ecnim për dore bregut të detit, në Qerret. Një 4-vjeçare shumë e bukur, bardhoshe. Vdisja të kaloja kohë me të. Do ketë qenë korrik, gusht.

Ne ishim në qeveri, kalonim dhe na ndalonin njerëzit dhe i puthnin faqet se i kishte shumë të mira dhe të ëmbla dhe mërzitej dhe më thotë: ‘Hajde o babi se u mërzita se gjithë këta njerëz.’  Po pse o babi i them unë, këta vijnë të të puthin në faqe se je kaq e mirë.

‘Jo o babi, më puthin se ti je ‘ famshëm.’- më tha. Më goditi në zemër, që një vajzë 4-5 vjeçare të thotë këtë.  Dhe kuptova që ky ishte momenti që të ulem me vajzën time dhe t’i flas pak për punën time.

Ngjarjen ia thashë Aurelës. Mbeta. Isha shumë i prekur, sepse për hir të vërtetës i kemi mbajtur shumë larg politikës fëmijët. Dhe vendosa t’u flas për punën që bën babi. Si t’ja shpjegoja tani një fëmije? Kjo që bëj është diçka ku unë kam mundësi që të bëj disa gjëra. Sepse gjëja tjetër që më tha është se ‘ti nuk rri me mua’ si baballarët e tjerë, sepse Aurela e ka bërë punën e vet, është e pazëvendësueshme. I them se është një punë që unë mund të bëj gjëra, ndihmoj të tjerët. Psh fëmijët që s’kanë aq shumë lodra sa ke ti, që u mungon ushqimi. Më pyeti: ‘Po pse nuk i duan prindërit ata?’ I duan por s’kanë punë, kërkojnë punë dhe nisa ia shpjegova. Reagimi i saj ishte shumë prekës, pasi ditën tjetër më solli një xhirafë nga lodrat e veta dhe më tha: ‘çoja një fëmije që s’ka lodra’. Ishte e vogël. Tani është 14 e gjysmë. Tek ato kam gjetur mirëkuptim dhe mbështetje dhe nuk ka gjë më të çmuar për mua se sa kjo.”- tregoi kryedemokrati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *