Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta thirrje prokurorisë: Çoni menjëherë para drejtësisë ata që nxorrën të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve


Presidenti Meta ka theksuar mbrëmjen e sotme se vjedhja nga sistemi digjital kombëtar e përdorimi politik i të dhënave personale të qytetarëve është lajm tronditës jo vetëm për vendin por edhe për çdo qytetar europian.

Ai i bën thirrje organeve të drejtësisë që të hetojnë me shpejtësi e të vënë para ligjit ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave të survejimit e përndjekjes.

“Vjedhja nga sistemi digjital kombëtar dhe përdorimi politik i të dhënave personale, përmes metodave diktatoriale, është një lajm tronditës për çdo shqiptar por dhe për çdo europian. Ndaj të njëjtin shqetësim të thellë dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me shpejtësi duke nxjerrë para përgjegjësisë ligjore ideatorët dhe ekzekutorët e këtyre praktikave survejimi e përndjekjeje, që e kthejnë vendin vite pas dhe i nxijnë faqen Shqipërisë kudo në botë. Pyetjet legjitime të ngritura nga përfaqësuesja e SPD duhej në fakt të kishin alarmuar Komisionerin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Avokatin e Popullit dhe çdo institucion shtetëror, që e kanë detyrë kushtetuese dhe ligjore mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor. Më 25 prill regjimi i fuksave do të marrë fund njëherë e përgjithmonë!” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *