Vendosni fjalën kyçe....

Rama vazhdon ison e infektimit, komentuesit e “masakrojnë”: Sa i ka mbledh Luli njerëzit, infektimet kanë rënë pikiatë


Kryeministri Edi Rama vazhdon të akuzojë opozitën dhe liderin e saj Lulzim Bashën, se po rrezikon qytetarët me tubimet me pjesëmarrje masive.

Ai publikoi mbrëmë disa foto që tregonin diferencën mes tubimeve të tij dhe të Bashës, duke i shoqëruar me diçiturën: “Kur politika kuron e shëron dhe kur politika sëmur e dëmton…”

 

Mirëpo qytetarët iu kanë kthyer me replika të forta, disa prej tyre duke i përmendur raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë për numrin e të infektuarve.

Dikush shkruan: “Qëkur ka mbledhur Luli njerëz infektimet kanë rënë pikjatë, kshu që propaganda jote nuk qëndron.”

Mirëpo Rama qesh me qytetarin, duke i thënë se pasojat e këtyre grumbullimeve nuk duken aq shpejt.

“Rrofsh se më bëre të qesh, po pasojat nuk duken kaq shpejt e inshallah është si thua ti, por kurimi e shërimi dhe sëmundja e dëmtimi, janë dallimi mes nesh në çdo drejtim!”-i përgjigjet ai.

DISA NGA KOMENTET


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *