Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët rusë nisin zhvillimin e vaksinës anti-Covid që mund të pihet


Me shkencëtarët që paralajmërojnë se vaksinat anti-Covid mund të bëhen tipar i jetës sonë për vitet që vijnë, kushdo që ka frikë nga gjilpërat së shpejti mund të marrë frymë lehtësisht nëse një ekip shkencëtarësh nga Shën Petersburg arrijnë të realizojnë qëllimin e tyre.

Instituti i Mjekësisë Eksperimentale të Rusisë tani thuhet se po kryen provat e vaksinës së parë në botë të koronavirusit që mund të pihet nga një shishe.

Duke pasur parasysh numrin e shiringave dhe kohën që profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë nevojë për të bërë injeksione, shpresohet që formula mund të përshpejtojë procesin e imunizimit të miliona njerëzve, duke lënë një shije të këndshme në gojën e atyre që nuk preferojnë të bëjnë vaksinën.

Alexander Dmitriev, një zyrtar i lartë në Akademinë Ruse të Shkencave, i tha RIA Novosti se studimet paraklinike të vaksinës që mudn të pihet janë duke u zhvilluar dhe mund të përfundojnë brenda një viti. Sipas tij, ekspertët vendosin koston e sjelljes së formulës tek pacientët deri në 220 milion rubla (2.9 milion dollarë).


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *