Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Mirënjohës për patronazhistët tanë, më modesti bën të paktën 19-20 takime në ditë


Në takimin e sotëm me patronazhistët në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj u shoreh krenar për të gjithë ata të rinj, që sipas tij janë “motori” i fushatës së Partisë Socialiste.

Veliaj tha se energjia e patronazhistëve është fuqia e njerëzve të thjeshtë, që sot kontribuojnë për të ardhmen e të gjithëve.

“Ne jemi shumë mirënjohës për të gjithë patronazhistët tanë, për të gjithë djemtë e vajzat që çdo ditë mundohen të kontaktojnë njerëz, të marrin informacion, të shpjegojnë programin, mundohen të thonë se përtej lodhjes, debateve e cinizmit, po ndodhin gjëra prej vërteti, si ky shesh ku jemi mbledhur, i cili më përpara ishte me ferra, si shkolla ‘Sami Frashëri”’, që e degdisën në Paskuqan, por sot po ngrihet më e fortë se kurrë te Rruga e Barrikadave, si sheshi Skënderbej që ishte kartodromi më i madh i atyre që vdesin për makina, i atyre që e kanë kthyer fushatën në një garë kush e ka makinën më të madhe, kush e ka borinë më të fortë, kush nxjerr më shumë se gjysmën e trupit nga makina në autostradë, kush ka ‘Bentley’, ‘Range Rover’ apo ‘Hummer’.”– deklaroi Veliaj.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se shembulli i ekspozimit të makinave të shtrenjta nuk duhet ndjekur, ndërsa më pas ka ironizuar Lulzim Bashën, që e ka konsideruar rekord mbajtjen e 9 takimeve elektorale në një ditë. Kjo sepse sipas tij, patronazhistët e PS-së kanë mbajtur çdo ditë shumë më shumë takime se kaq.

 “Pashë dje kundërshtarët tanë, ishin gëzuar që Luli në një ditë 20 orëshe kishte bërë 9 takime. Patronazhisti ynë më modest bën të paktën 19-20 takime në ditë. Ajo që për ne është rutinë, tako njerëz, lëviz, kontakto, bisedo, për ata është rekord.”– tha kryebashkiaku i Tiranës, duke shprehur mbështetjen e tij për patronazhistët, pas zhurmës së madhe që u krijua pas publikimit të databazës së PS-së me të dhënat personale të qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *